Portugezi Cristiano Ronaldo, ish-lojtari i Real Madridit, aktualisht te Juventusi, dhe ish-shoku i tij i skuadrës, Sergio Ramos, janë konsideruar lojtarët më të mirë të dekadës së UEFA-s nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). Po kështu, argjentinasi Leo Messi (Barcelona) dhe braziliani Neymar (PSG), janë zgjedhur më të mirët e CONMEBOL. Cristiano Ronaldo, i cili tashmë është bërë shënuesi më i mirë në historinë e futbollit, i paraprin listës së Europës me Ramos para Manuel Neuer (Bayern Munich). Ndërkohë, Messi dhe Neymar kryesojnë listën e CONMEBOL përpara brazilianit Dani Alves. Mohamed Salah kryeson listën e Afrikës përpara senegalezit Sadio Mane dhe algjerianit Riyadh Mahrez.