Më 27 shkurt 1879 u regjistrua një zhvillim i jashtëzakonshëm për rilindjen shqiptare dhe përpjekjet për krijimin e një abetareje kombëtare. Ishte data ku shqiptari i madh mysliman Sami Frashëri, katoliku shqiptar i madh Pashko Vasa dhe ortodoksi shqiptar i madh Jani Vreto bashkuan përtej feve të tyre ndjenjat e tyre kombëtare duke publikuar në Stamboll “Alfabetaren e gjuhës shqipe”, transmeton lexo.com.al.

Ky ishte një hap katalitik drejt konsolidimit të vendosmërisë së intelektualëve shqiptarë për të hartuar një abetare të përbashkët kombëtare i cila do të shërbente për bashkimin e shqiptarëve dhe mëvetësinë e tyre nga Porta e Lartë dhe fuqitë e tjera fqinje të cilat qëndronin në pozicione s ulmi për të përfituar pjesë të territorit shqiptar. Ky publikim i dha një shtysë serioze zhvillimit të kulturës në gjuhën shqipe dhe e vinte atë në shërbim të pavarësisë nga Turqia dhe përhapjes së propagandës atdhetare, duke i hapur gjithashtu udhë botimeve të tjera të cilat kontribuuan me radhë në rilindjen tonë kombëtare./Lexo.com.al/e.c.