Pas dy muajsh më 16 shkurt rikthehen ‘ethet’ e Champions League. Pas përfundimit me sukses të fazës së grupeve, radhën e kanë ndeshjet me eleminim direkt.

Një ditë përpara se të fillojë sezoni, UEFA ka prezantuar topin me të cilin do të luhen sfidat e kësaj faze. Këtë vit shënohet 20-vjetori i krijimit të topit me ‘yll’ të dizenjuar i cili ka plot dy dekada që është pjesë e futbollit.