Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar konferencën e Kryeministrit Edi Rama i cili tregoi sot planet për reformimin e shëndetësisë. Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama vetëm mashtron, pasi sipas tij ka pasur 8 vite kohë qëtë mbante premtimet e tij por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Basha po ashtu tha se konferenca e Ramës është bërë vetëm se po i kundërvihet planit të PD për shendetësinë. “Ka tetë vite në krye të qeverisë, ka patur 8 vite kohë premtimin për shëndetësinë falas. Le t’i drejtohemi çdo shqiptari? Ku është shëndetësia fals? Pse paguajnë akoma? Taksat u janë marrë, faturat janë rritur. Shqipëria sot ka një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banor, kanë vetëm Tiren. Në fund të 8 viteve del dhe rri tre orë në ekran e tregon se çfarë do të bëjë. Pse e bën sot nuk ka pasur kohë më parë, del për t’iu kundër vënë planin tonë. Vetëm një gjë ka bërë ua ka marrë paratë shqiptarëve dhe ua ka dhënë miqve të tyre.

Nuk ia vlen të merremi me atë që pas 25 Prillit është e shkuara, të merremi me atë që do të bëjmë në vijim. E para që do të bëjmë është të kthejmë stabilitetin. Plani ynë për shëndetësinë është arsyeja e vetme që Edi Rama del dhe u vjedh shqiptarëve 3 orë në ditë”, tha Basha. Më tej u tha se Rama tashmë është e shkuara dhe se pas 25 Prillit shqiptarët do të kenë një qeveri që do të punojë për ta. “Ka një njeri përgjegjës pse ka ardhur situata këtu, pasi i mbajtur shqiptarët tre muaj të mbyllur dhe nuk ka bërë testime mjaftueshëm. Ai fsheh të dhënat dhe vetëm bën propagandë. Lajmi i mirë është që ky njeri për shumicën e shqiptarëve ai është e shkuara dhe lajmi tjetër i mirë është që do të kenë një kryeministër që do të punojë për ta”, u shpreh kreu i PD. Ndërsa për sa i përket komentin të Ramës për videon e tij duke gatuar duke thënë: Me piperin ishte në rregull domethënë?