Autoriteti Rrugor Shqiptar miratoi sot planin e menaxhimit të trafikut për 2 segmentet e tjera rrugore që preken nga rehabilitimi i aksit nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta dhe rrethrrotullimi “Shqiponja”.

Bëhet fjalë për Lotin 2 dhe Lotin 3 të punimeve dhe plani i menaxhimit të trafikut do të vihet në zbatim në ditët në vijim.

Inxhinierët e ARRSH-së së bashku me përfaqësuesit e Komisariatit të Policisë Rrugore hartuan fazën përfundimtare të planit të menaxhimit të trafikut për këto dy segmente, duke siguruar një qarkullim sa më të sigurt të mjeteve në këtë fazë të zbatimit të punimeve.