Kryeministri Rama gjatë inspektimit të disa kantiereve nga procesi i rindërtimit në Shijak, ku ka ndaluar edhe në disa shtëpi. Në një prej tyre ata e kanë pritur Ramën me papuçe të kuqe. Foto është shpërndarë nga vetë kryeministri i cili ka bërë dhe humor duke thëne se familjarët kërkuan ndjesë që nuk kishin dhe çorape të kuqe.

“Kur heq këpucët tek pragu jashtë dhe mirë të japin papuçe të kuqe, po të thonë dhe na fal që s’kemi edhe çorape të kuqe. Gjepalaj, Shijak”, shkruan Rama.