Kryeministri Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel. Burime nga qeveria i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e punëve të jashtme Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel ministër i BE për punët e jashtme.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian. Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti covid nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor. Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendim mik të BE i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin.

Por a është Belgjika vendi mik i dhurimit të vaksinave?

Këtë pritet ta konfirmojë kryeministri.mNëse nuk është Brukseli me gjasë pas vizitës në BE, kryeministri Rama mund të udhëtojë drejt vendit mik.