Kryeministri Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një postim në lidhje me punën e bërë nga gjurmimi i rasteve të reja në terren.

Sipas shefit të qeverisë dhe pse shifrat e rasteve të reja me Covid janë të larta vijon puna e ekipeve të shëndetësisë në çdo shtëpi pavarësisht kushteve të këqija nga moti.

Ndër të tjera Rama në postimin e tij në Facebook bën thirrje qytetarëve që të kujdesen dhe të luten për shëndetin e tyre.

“MIRËMËNGJES ? dhe me ekipet e shëndetësisë që kanë shërbyer 24/7, në pavione por edhe në çdo shtëpi, kudo ku thirrja e Urgjencës Kombëtare i ka kërkuar pavarësisht motit tejet të keq, ju uroj një javë të mbarë me lutjen të kujdeseni sa më shumë për shëndetin”, shkruan Rama.

MIRËMËNGJES ?

dhe me ekipet e shëndetësisë që kanë shërbyer 24/7, në pavione por edhe në çdo shtëpi, kudo ku thirrja e…

Posted by Edi Rama on E Diele, 14 Shkurt 2021