Që prej Vitit të Ri dhe deri tani ka pasur një rënie të respektimit të masave anti-COVID dhe se Komiteti i Ekspertëve po studion për masa të reja. Rama tha se do të ketë reagim me forcë ndaj njësive tregtare dhe reagim më të fortë ndaj qytetarëve.

“Ne jemi qasur me shumë fleksibilitet. Mirë po çfarë po shohim njerëzit nuk janë më siç kanë qenë para disa javësh. Që prej Vitit të Ri ka shumë abuzim. Që nga njerëzit që nuk vënë maska në rrugë. Faktikisht nuk ka asnjë lloj sensi të përgjegjësisë dhe rrezikut në njësitë tregtare. Ka një lehtësie të madhe që po merret kjo punë. Në çdo centimër që në tolerojmë virusi përparon.

Ne jemi në diskutim se çfarë do të bëjmë. E para një herë është që të respektojmë një herë e mirë këto që kemi. Policia e Shtetit dhe inspektoratet të ndryshojnë qasje. Këto ditë do të shikojmë reagimin pas këtij mesazhi ndërkohë që do të përgatitemi për respektimin rigoroz të masave. Po studiojmë disa kufizime të tjera. Jemi shumë të bindur që duhet të reagojmë me forcë ndaj njësive tregtare dhe të reagojmë më fort ndaj qytetarëve që nuk vënë maskë kur janë jashtë shtëpisë.