Partia Socialiste prezantoi sot disa prej kandidatëve që duan t’i bashkohen PS-së përmes platformës “Deputeti që duam”. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama zbuloi se ai do të kandidojë edhe në Durrës.

“Do të kisha dashur të kishim sot më shumë nga pjesëtarët e rinj të skuadrës kombëtare, por u ndalëm në numrin 10, jo se ishin 10 më të mirët, por ishin 10 prej më të mirëve që u përzgjodhën nga një proces i gjatë ku morën pjesë 1581 kandidatë. Më vjen mirë që rastësia solli që ky takim të mbyllet me Shkodrën dhe Durrësin. Nga Shkodra e mora kritikën direkt.

Durrësi nuk më kritikoi, e di që e ke, por tani mbaje për vete sepse unë do të jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë vëmendje të veçantë për Durrësin si porta kryesore e Mesdheut në Shqipëri, si një pol i pazëvendësueshëm ekonomik së bashku me Tiranës, si një potencial i pashfrytëzuar shfrytëzimi për gjithë Shqipërinë dhe si vendi ku na duhet të fitojmë sfidën e madhe e zhdukjes së pasojave e tërmetit. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës në një punë që vazhdon, një unë që duhet kryer dhe askush nuk e bën më mirë se në dhe pse ne nuk jemi më të mirët”.