Nga Kreshnik Spahiu/

Gjatë 2 orëve intervistë, Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjëherë as emrin e Lulzim Bashës, as postin e kryetarit të opozitës. Po pse ky tërbim i demokratëve dhe ky lumë sharjesh nga gazetarët dhe militantët e PD?

Përgjigjia është e thjeshtë: Fatos Nano analizio profilin e dy kryetarve realë të opozitës, Berisha-Meta. Ai e injoroi Bashën dhe Monikën, sepse realisht ata s’janë askushi, por thjesht dy rrogëtarë që aktrojnë si kryetarë. Opozita nuk po përgatit ardhjen në pushtet të Bashës, por rikthimin e Berishës.

A i lexuat gazetat në mëngjes?

A i lexuat titujt e portaleve?

90% e tyre e kishin çensuruar fjalëm e Nanos pikërisht kur ai denonconte krimet e Berishës dhe karakterin banal të Ilir Metës. Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrrolluar imazhin. Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirënjohjen, zilinë, mashtrimin….. është Ilir Meta?”

A nuk i ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metēn 10 vjet më parë? Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenka gënjeshtra?

Mos u çudisni.

Kështu ndodh, kur pronari i bordellos, nuk ndëron pro stitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndërruar krevatët dhe çarçafët. Banaliteti dhe kur vëria e vjetëruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 prillit.