epa08987628 US President Joe Biden makes a foreign policy speech at the State Department in Washington, DC, USA, 04 February 2021. Biden announced that he is ending US support for the Saudi’s offensive operations in Yemen. EPA/JIM LO SCALZO

Nga David Miliband and Nazanin Ash, CNN

Në ditët e tij të para në detyrë, Presidenti Joe Biden ka prioritizuar veprimet e menjëhershme në Amerikë dhe për amerikanët. Kjo është ajo që premtoi ai. Por ai është zotuar gjithashtu të rindërtojë lidershipin ndërkombëtar të SHBA-së, me ” përulësi dhe besim ” siç tha edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe për këtë ai filloi duke zbatuar disa urdhra ekzekutivë për çështje të tilla: si refugjatët dhe pandemia. Këto masa hedhin bazat për një veprim urgjent të nevojshëm tani më shumë se kurrë në krizat humanitare që janë përhapur në botë, të zhytur në kërcënimin e konflikteve, ndryshimit të paqëndrueshëm të klimës dhe pandemisë së Covid-19.

Sipas një raporti, 20 vendet e përfshira në listë që janë në krizë përfaqësojnë vetëm 10% të popullsisë globale, por përbëjnë 85% të atyre në nevojë humanitare. Ato përfshijnë gjithashtu vendet e 84% të të gjithë refugjatëve në 2019. Pandemia Covid-19 ka rritur nevojat globale humanitare me 40% vetëm gjatë vitit të fundit – duke rritur presionin mbi shoqëritë tashmë të brishta. Përkundër këtij sfondi, bota ka qenë e mënjanuar. Nivelet e ndihmës humanitare pësuan rënie në 2019 për herë të parë në një dekadë. Sipas OKB-së, vendet në zhvillim po përpiqen të presin 85% të refugjatëve në botë, ndërsa kombet e pasura si SHBA-ja dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian përgjysmuan numrin e pranimit të refugjatëve.
Dhe ndërsa kombet e pasura kanë shpërndarë mbi 11 trilionë dollarë për situatën e Covid-19, Plani Global i Përgjigjes Humanitare të Kombeve të Bashkuara është i financuar më pak se 40%.

Covid-19 ka treguar se ne jetojmë në një botë të lidhur me njeri-tjetrin. Analiza nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë vuri në dukje se ekonomia globale mund të humbasë deri në 9.2 trilionë dollarë nëse vaksinat nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë në vendet me të ardhura të ulëta. Paqëndrueshmëria, pasiguria, migrimi dhe ndryshimi i klimës kanë pasoja të ngjashme për interesat e SHBA-së. Prandaj, veprimi urgjent dhe humanitar nga administrata e re është një domosdoshmëri dhe jo një luks. Mungesa e Amerikës gjatë administratës së mëparshme krijoi një spirale shkëputjeje që e ka lënë botën pa udhëheqës në këtë kohë të rëndësishme.

Dhe ndërsa SHBA-ja nuk mund t’i zgjidhë këto sfida e vetme, udhëheqja amerikane mund të inkurajojë të tjerët të ndajnë barrën me të. Situata e Covid-19 sigurisht ka përparësi sepse ka gjunjëzuar botën. Nga gati 4 trilionë dollarë të alokuar për të luftuar pandeminë, vetëm më pak se 0.2% është shpërndarë për të luf tuar Covid-19, përfshirë 4 miliardë dollarë për përpjekjen globale të vaksinës. Sipas studimit të ICC, 27.2 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të mbyllur hendekun në shpërndarjen globale të vaksinave. Por, a do të ketë kthim në adresimin e problematikave të tjera si kequshqyerja, varfëria, shëndeti dhe arsimi për shkak të pandemisë. Propozimi i Biden për një shtesë prej 11 miliardë dollarësh është një fillim, por do të duhen edhe më shumë.

SHBA mund të galvanizojë partnerët globalë duke alokuar 20 miliardë dollarë në përgjigjen globale, në paketën e saj të re të veprimit kundër Covid-19 dhe duke u bërë thirrje kombeve të pasura të bëjnë pjesën e tyre. Çështja e dytë është rivendosja e stabilitetit në zonat më të prekura të botës para se ato të përkeqësohen nga situata e covid. Thirrjet për ndihmë humanitare për vendet më të prekura janë organizuar për një mesatare prej 11 vitesh rresht. Përmirësimi i qëndrueshëm në këto kriza do të sjellë përfitime humanitare dhe strategjike – por do të duhet ndihmë, diplomaci, angazhim i qëndrueshëm dhe koordinim me donatorët, agjencitë e OKB-së dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Përkushtimi mbi 50% i ndihmës humanitare dhe zhvillimit për vendet e prekura nga kriza do të jetë një ndër përparësitë kryesorë të SHBA-së për të ndihmuar në stabilizimin e këtyre krizave të zgjatura. Gratë kanë barrën më të madhe të krizave humanitare dhe janë kritike për zgjidhjen dhe rindërtimin e komuniteteve të tyre. Me gratë që përfaqësojnë 70% të fuqisë punëtore globale të kujdesit dhe prodhojnë deri në 70% të ushqimit në disa kombe me të ardhura të ulëta, ekziston një shpërblim i dyfishtë në përparësinë e tyre. Në vend të kësaj, analiza e IRC tregon se më pak se 1% e fondeve globale humanitare është caktuar për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës me bazë gjinore. Një rritje e trefishtë e fondeve për të parandaluar dhe përgjigjur dhunës gjinore në mjediset humanitare tregon se administrata e Biden do të drejtojë botën në fuqizimin e grave dhe dhënies fund të dhu nës ndaj tyre.

Mënjanimi i botës nga detyrimet humanitare nuk ka qenë më e dukshme sesa në trajtimin e refugjatëve. Administrata e Trump udhëhoqi një garë globale të vitit 2020, i cili ishte viti me më pak refugjatë të zhvendosur globalisht në dy dekada. SHBA mund të drejtojë një kurs të ri dhe të ndryshëm së bashku me kombet e mëdha që strehojnë refugjatët, duke lejuar refugjatët të punojnë dhe të kenë vetëbesim. Nëse SHBA nuk do t’ia dalë dot, atëherë askush tjetër nuk mund ta bëjë. Vendimi i Biden për të hequr mbështetjen amerikane për operacionet e luf tës në Jemen dhe pezullimi i shitjeve të ar mëve në Arabinë Saudite është një fillim për të siguruar që partnerët e SHBA-së t’i japin përparësi përpjekjeve për të mbrojtur civilët që janë në kon flikt dhe të kenë qasje në popullatat në nevojë.