Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin e tij social facebbok, serinë e tretë të dokumentarit investigativ nga Report Tv, për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani. Në vitin 2009, sipërfaqja prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv iu kthye ish-pronarëve duke përfshirë Jamarbër Malltezin, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha.

Në dokumentar thuhet se megjithëse Jamarbër Malltezi ishte vetëm një nga 64 trashëgimtarët që duhej të ndanin tokën, me përqindje e pronësi shumë të vogla, arrin të bëhet pronar i pothuajse 40% të të gjithë investimit me vlerë miliona euro.

Report TV zbuloi se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizan Në lidhje me këtë rast, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruan: “Mirëmëngjes me serinë e tretë të dokumentarit investigativ mbi keqbërjen marramendëse që zhduku kompleksin sportiv Partizani, ku mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv në një makineri përfitimesh financiare”, shkruan kryeministri Rama.