Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar vizitat zyrtare në cilësinë e liderit të opozitës në Slloveni dhe Kroaci. Basha thotë se ashtu siç e ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat, do të integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian. “Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim.

Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha. Basha shprehet se ka marrë mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për planin ekonomik që do të thithë investime të huaja. “Të dashur bashkëqytetarë jam kthyer nga një vizitë e rëndësishme në Slloveni dhe Kroaci. Takova dy miq, ishin takime të frytshme dhe jam shumë i inkurajaru për mbështetjen që mora. Më shprehën mbështetjen e tyre.

Mirëpritën planin tonë ekonomik me të cilin do të thithim investime të huaja. Shqipëria do të ecë përpara në rrugën drejt BE, Gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij Rama vetëm i ka shtuar pengesat e Shqipërisë. Ne ia dolëm me vendosmëri ta fusim Shqipërinë në NATO, ashtu si hoqëm vizat, me mbështetjen e miqve tanë do e fusim Shqipërinë në BE. Ditë më të mira na presin”, shprehet Basha.