Mbrëmjen e djeshme, Antonela kishte kaluar një moment mjaft të vështirë, i cili nuk u transmetua në emision. Me të hapur emisionin ditën e sotme, Bora u përqëndrua pikërisht tek ajo. Antonela shpjegoi se i kishte ardhur gjithçka papritur, pasi i ishte kujtuar historia e babait të saj. Ajo tregonte se si babai kishte dashur që t’u merrte jetën nënës së saj. “U preka se mu kujtuan disa situata që kam kaluar unë në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëm ujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua familjes mamit dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërt itur dhe e humba.

Më kujtohen shumë skena, sa herë ka rra hur nënën. Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia. Kemi shkuar në Itali sepse ai na kërcënonte se donte të na vriste. Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup. Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain. Ai kishte nderruar jete. Unë e kam parë babain gati duke e mby tur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë”, tha ajo.