Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është ndaluar që të kalojë për në territorin grek përmes Kakavijës. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër bën të ditur se “autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit”.

Sipas Policisë, do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë. Policia Kufitare e Kakavijës iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmirësim të kushteve të motit.