Në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha. Në total në të gjithë veriun janë vaksinuar 2500 persona. Ndërkohë sot ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç. Vetë të moshuarit shprehen të kënaqur me nisjen e procesit të vaksinimit për to.

‘Jashtëzakonisht, shumë mirë me të tana paramatrat, bëra dhe pushimin. Mirë dukem. Nuk kam asnjë problem, dhe jam i operuar edhe me zemër. U ndjemë shumë mirë dhe që kanë bërë një organizim kaq të mirë, me njerëz të sjellshëm, për fjalë të nderit. ‘- thanë qytetarët. Në total në të gjithë bashkinë e Shkodrës, janë 7700 të moshuar mbi 80 vjeç, të cilët pritet t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.