Kjo është pa dyshim sfida më e rëndësishme e kësaj të diele, duke nisur në orën 17:30. Jurgen Klopp, me statusin e trajnerit kampion në fuqi, përballë sfidantit Pep Guardiola.

Në duelin e fazës së parë, të zhvilluar në “Etihad”, “The Reds” dhe Citizens ndanë pikët me një barazim 1-1. Për Liverpoolin realizoi Salah me 11-metërsh, ndërsa për City-n barazoi Gabriel Jesus.

Pep nuk do të ketë në dispozicion De Bryne dhe Aken.

Nga ana tjetër dihen problemet e mëdha që ka hasur Liverpooli në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të lojtarëve të rëndësishëm. Në dyshim për këtë përballje rivalësh janë edhe Fabinho dhe Mane, ç’ka e bën edhe më të vështirë vendimmarrjen për gjermanin Jurgen Klopp.

Manchester City kryeson Premier League-n me 47 pikë, dy më shumë se Manchester United, ndërsa Liverpooli renditet në vendin e katërt më 40 pikë.

“The Reds” kanë presionin e rezultatit, pasi nuk bahet fjalë vetëm për titullin, por edhe për të ruajtur pozitat në zonën Champions.