Ditën e djeshme u transmetua takimi i Anës dhe Rinianit. Dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa i bënë dhe dhurata njëri-tjetrit. Ana u shpreh se dëshironte të zgjidhte për Rinianin një parfum që do i përshtatej me karakterin. Këto fjalë të saj janë ironizuar nga ish-konkurrenti i Përputhen, Arbër Aruçi.

“Parfumi dhe karakteri. Si mendoni ju, përputhen apo jo? Vetëm profesori edhe Loco e sqaron ku do me dalë Ana me filozofinë e saj”, ka shkruar ai në një postim në Instastory.

Kujtojmë se Arbri u largua nga “Përputhen” pas debatit me Anën. Ai tha se konkurrentja i kishte thënë se dëshironte të dilnin çift nga programi, deklaratë e cila u mohua nga Ana.