Prej kohësh është përfolur se Albi Nako dhe Alba Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë që nuk u konfirmua asnjëherë nga palët, por ishin fotot e burimet pranë tyre që flisnin për një histori dashurie. Megjithatë lajmet e pak kohëve më parë mbi një ndarje të dyshes, paskan qenë të vërteta pasi Alba sot ka treguar se zemra e saj i përket dikujt që i fillon emri me K.

Prezantuesja bukuroshe e motit ka publikuar në Instastory surprizën që i ka bërë “K” dhe që konsiston në një kuti me trëndafila që formojnë “I love you”. “Je dashuria e jetës sime. Të dua”, shkruhet në pusullën, të cilën Alba e ka treguar për të gjithë ndjekësit duke zbuluar kështu lidhjen e re të dashurisë.