Do të jetë interesante të kuptohet nëse deklarata e zëdhënësit të kancelares gjermane Merkel do të qëndrojë ende në lojë. Dy ditë më parë ai u shpreh se qasja e Gjermanisë ndaj gazsjellësit Nordstrim 2 nuk do të ndryshonte. Ky është gazsjellësi që lidh Rusinë dhe Gjermaninë, e që duhet ende të përfundojë Por ditët e fundit, përballë presioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i është shtuar dhe ai i Francës. Presidenti Emanuel Makron u shpreh se dëshiron të shohë të varrosur projektin e nënshkruar 15 vjet më parë nga Gerard Shrëder. Dhe pritet që në takimin mes Merkel dhe Makron, kjo temë tëg jetë në qendër të vëmendjes.

Për Gjermaninë, e cila deri tani ka qenë shumë ashpër për rastin Navalni, bëhet shumë më e vështirë të mbajë të ndarë impenjimin për gazsjellësin. Për momentin Merkel këmbëngul mbi mundësinë e sanksioneve të reja, do të diskutojë me Brukselin, por duke lënë jashtë gazsjellësin. Por për Makron impenjimi europian për lirimin e Navalni dhe kërcënimi për të ndaluar gazjellësin ruso gjerman, janë të lidhur në mënyrë të pashmangshme. Dhe ministri i jashtëm francez ndërhyri në këtë çështje duke thënë se Nordstrim 2 përbën problem për sovranitetin energjitik të Europës.

Është e qartë se Makron ka vendosur të marrë përsipër dyshimet amerikane në një moment kur Parisi dhe Uashingtoni duken më pranë se Berlini me Uashingtonin. Telefonatën e parë, Bajden – president e bëri me presidentin francez dhe nëj ditë më pas telefonoi Merkel. Dhe gjatë telefonatës me kancelaren u diskutua për gazsjellësin, duke e bërë të qartë peshën që ka në marrëdhëniet mes dy vendeve Por është dhe e vërtetë që nga Uashingtoni vijnë sinjale të dobëta për uljen e tensionit, me burime nga departamenti amerikan i shtetit që konfirmojnë se presin një paketë propozimesh nga Berlini, për të dalë nga kjo situatë. Deri tani qeveria gjermane nuk kishte bërë zyrtarisht propozime ndërmjetësimi për Uashingtonin, po dicka po lëviz. Zv/ministri gjerman i jashtë u shpreh se këto lëvizje nuk duhen shpërdoruar./abcnews.al