Kjo javë do të nisë me ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dhe reshje shiu deri të martën. Reshjet parashikohen në intensitet të ulët dhe përkohësisht në bregdet e veriperëndim dhe me intensitet mesatar.

Në mesjavë do të ushtrojë ndimimin moti i qendrueshëm me prani vlerash të larta të presionit atmosferik. Moti përgjithësisht parashikohet me diell dhe vranësira të pakëta deri mesatare.Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare duke u pasuar nga një valëzim 3 deri 4 ballë deri të martën. Më tej deti kryesisht i qetë.

Moti me diell dhe era e ngrohtë do të sjellin rritje graduale temperaturash vecanërisht gjatë orëve të mesditës.

Një grimcë pranvere do të përshkojë vendin gjatë kësaj jave.