Maskat e fytyrës mund të bëhen më pak efektive kur vendosen në shi, kanë paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shkencëtarët. Grupi shëndetësor dhe një numër ekspertësh kanë deklaruar që mbulesat e fytyrës duhet të zëvendësohen nëse bëhen të lagura dhe u kërkuan zyrtarëve qeveritarë që t’i sigurojnë qytetarëve “këshilla të qarta” në lidhje me mbajtjen e maskave gjatë motit të lagësht.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College të Londrës, tha për Times: “Tani do të ishte e dobishme nëse këshillat e qarta do të lëshoheshin për publikun. “Maskat duhet të ndryshohen rregullisht dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për t’u kuptuar në mot të lagësht.”

Aseem Malhotra, një kardiolog konsulent, shtoi: “Ëhtë e qartë që maskat do të njomen ndërsa njerëzit blejnë dhe udhëtojnë në mot të keq. Nuk ka pasur asnjë fushatë publike për t’i bërë njerëzit të vetëdijshëm se kjo mund t’i bëjë maskat e tyre joefektive.”

Sipas udhëzimeve zyrtare nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, publiku duhet të “ndryshojë maskën e fytyrës nëse bëhet e lagur ose nëse e keni prekur atë”. Në mënyrë të ngjashme, këshillat nga OBSH thonë që maskat e fytyrës prej pëlhure duhet të përbëhen nga të paktën tre shtresa të materialit të ndryshëm. Sidoqoftë, ajo shton se lagështia mund të rrezikojë këtë mbrojtje.

“Për çdo lloj maske, përdorimi dhe asgjësimi i duhur janë thelbësore për të siguruar që ato të jenë sa më efektive dhe për të shmangur çdo rritje të transmetimit.

Të gjitha maskat duhet të ndryshohen nëse janë të lagura ose të ndotura dukshëm; një maskë e lagur nuk duhet të vishet për një periudhë të zgjatur kohe. Zëvendësoni maskat sapo të bëhen të lagura me një maskë të re të pastër dhe të thatë”, thotë OBSH. Karol Sikora, një ish-shef i programit të kancerit të OBSH-së, tha se qytetarëve i duhet “të jepet këshilla e qartë nga autoritetet”, veçanërisht duke pasur parasysh periudhën e fundit të motit të lagësht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar