Mësohet se kuzhinieri i njohur, Nusret Gokçe, aktualisht po shijon qëndrimin në vendin tonë. Siç bëhet e ditur nga burime të sigurta për revistën ‘Bordo’, ai po qëndron në qytetin e Korçës. “Ndonëse nuk bëhen me dije arsyet apo personat që qëndrojnë pas ardhjes se Nusret në vendin tonë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se kuzhinieri i famshëm mbrëmjen e kaluar është akomoduar në një prej hoteleve të njohur në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e thjeshtë”, thuhet në revistën ‘Bordo’.

Ndërkohë, në rrjetin social instagram të kuzhinerit ‘salt bae’ , nuk ka asnjë shenjë që tregon se ai ndodhet në Shqipëri. Nusret Gökçe, me nofkën Salt Bae, është i njohur për mënyrën e hedhjes së kripës. Ai është një kasap, kuzhinier dhe restaurator turk, i cili zotëron Nusr-Et, si dhe një zinxhir shtëpish luksoze.