Blero dhe Afrona Dika kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie, e cila ka mundur t’i mbijetojë edhe distancës. Prej 6 vitesh ata jetojnë larg njëri-tjetrit, Blero në Kosovë e Afrona në Zvicër, për shkak të punëve dhe angazhimeve të tyre. Madje as pas martesës ata nuk u bashkuan me njëri-tjetrin, por ky fakt nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien në çift.

Ditën e sotme ata ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, në të cilin treguan detaje të shumta, që nuk i kishim dëgjuar më parë rreth lidhjes së tyre. Blero rrëfeu se gjysmë ore pasi kishte biseduar me Afronën e prezantoi atë tek gjithë familjarët e tij.

“Atë natë që filluam të komunikonim në Facebook isha në Gjermani me familjen tek daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndalun veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur . Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, tregoi Blero.

M pas këngëtari rrëfeu se të nesërmen në mëngjes ishte në aeroport për t’u kthyer në Prishtinë, por ndërroi mendjen dhe preu biletën për Zyhri për të takuar Afronën dhe u takuan në aeroport. Nuk kishin kaluar as 12 orë që e kishte prezantuar me familjen dhe ata të dy u takuan bashkë. Po atë ditë Blero ka publikuar dhe një foto me Afronën në rrjetet sociale ku filluan edhe mediat që të aludonin për një lidhje të mundshme.