Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot që tregojnë transformimin rrënjësor të Poliklinikës së Vlorës. Numri një i qeverisë bën edhe një krahasim duke treguar gjendjen në të cilën ndodhej kjo Poliklinikë në kohën që qeveriste Partia Demokratike dhe transformimin e saj gjatë qeverisjes së të majtës.

Statusi i plotë:

Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit!
Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur… (Lexo.al)

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10158571480921523/