Presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje sërish kthimin e ligjit që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit ‘Nënë Tereza’ me 13 vjet! Ai u ka kërkuar deputetëve që të reflektojnë, edhe pse sipas tij gjasat janë të pakta për sa kohë vendi është në prag të zgjedhjeve.

“Sikundër paralajmërova, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim ligjin për aeroportin e Rinasit. Kjo marrëveshje është në dëm të interesit publik, shtetëror e kombëtar pasi bie ndesh me parimet e Kushtetutës dhe është provë e kapjes së shtetit. kuvendi duhet të kërkojë vënenien para përgjegjësisë të gjithë funksonarëve që kanë shkelur ligjin, kjo marrëveshje në dëm të interesit kombëtar.  I bëj thirrje cdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë dhe të respektojë kushtetutën dhe ligjet e saj. Paralajmëroj se për cdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi, veçanërisht pas 25 prillit, kuvendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e së drejtës. Po u jap mundësi deputetëve të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimin për të ruajtur interesin publik të shtetasve shqiptarë duke e kthyer mbrapsht këtë nismë. Po ndaj 34 faqet me argumentet ligjore, me shpresën dhe dëshirën që të gjeni kohën e mjaftueshme për t’i lexuar, pa ngritur kartonin dhe duke ulur kokën, siç keni vepruar në shumë raste.  Është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, të mos thonë ‘nuk dinim gjë’., por edhe opinioni publik le të njihet me këtë ‘kryevepër’ të kapjes së shtetit. Lidhur me këtë sjellje të Kuvendi që nuk reflekton ndaj kthimeve, unë bëj detyrën time në emër të institucionit që përfaqësoj, shpresoj që të ketë reflektim edhe pse gjasat janë të pakta se jemi prag bërjes së listash, edhe u premtohet të gjithëve për të qenë për lista duke ngritur kartonin dhe duke ulur kokën për cështje që rëndojnë interesin publik dhe të qytetarëve. Megjithatë, për të gjitha çështjet, këtu dokumentacioni është shumë i qartë, paralajmërimet janë bërë të mirëdokumentuara. nuk ka asnjë diskutim që nëse do kishim pasur vërtetë një”, tha Meta.

Ai ka hedhur sulme edhe për Reformën në drejtësi, sipas së cilit nuk është e suksesshme.

“Nuk ka asnjë diskutim që nëse do kishim pasur vërtetë një Reformë në Drejtësi të suksesshme, kurrë nuk do të kishin guxuar, ministrat, qeveria , por edhe vetë Kuvendi të bënte këto gjëra, dhe që ju ftoj t’i lexoni, ashtu si kurse nuk do kishin bërë edhe afera të tjera, megjithatë të jeni të sigurt pas 25 prillit do të ndiqet me rigorozitet të plotë. Çdo dëm që i është bërë interesit publik, interesit të qytetarëve, cdo shkelje, cdo falsifikim që është bërë prandaj ftova edhe forcat politike që garojnë në zgjedhje ta lexiojnë me vëmendje”, tha Meta. (Shqiptarja.com)