Ethet, humbja e oreksit, dhimbja e kokës dhe dhimbjet e muskujve janë simptomat e reja të Covid-19, sipas një studimi të realizuar së fundmi. Bazuar në testet e shtupave dhe pyetësorëve të marrë nga qershori deri në muajin e kaluar si pjesë e nga Kolegji Imperial i Londrës në mbi një milion njerëz, qytetarët që shfaqnin simptomat e mësipërme kishin më shumë të ngjarë të dilnin pozitivë për virusin. Sa më shumë simptoma që shfaqnin njerëzit, aq më shumë kishte të ngjarë të dilnin pozitivë për virusin, megjithëse studimi vuri në dukje se rreth 60% e njerëzve të infektuar nuk raportuan asnjë simptomë fare gjatë javës së parë. Kishte disa ndryshime në simptoma në varësi të moshës, por ethet ishin simptoma më e zakonshme e Covid-19 në të gjitha grupmoshat.

Dhimbjet e kokës u raportuan më së shumti tek të rinjtë e moshës pesë deri në 17 vjeç, të cilët kishin më pak gjasa të raportonin simptoma si etheve dhe kollë të vazhdueshme. Humbja e oreksit ishte më e zakonshme tek moshat 18 deri 54 vjeç, si dhe ata mbi 55 vjeç, dhe dhimbjet e muskujve tek njerëzit e moshës 18 deri 54 vjeç. Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje. Deri më tani, shenjat e zakonshme përfshinin simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Cilat janë simptomat e para nga sëmundja Covid-19? Kohëzgjatja e simptomave apo sëmundjes variojn në varësi të gjendjes së pacientit. Të dhëna të mbledhura nga misioni i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se 80 për qind e të infektuarve nga koronavirusi sëmuren lehtë ose ndjeshëm, 14 për qind sëmuren rëndë dhe 6 për qind në mënyrë kritike. Edhe pse mund të jesh prekur lehtë nga koronavirusi, simptomat janë sidoqoftë më të rënda se një e ftohur apo grip i zakonshëm. OBSH ka konstatuar se 88 për qind e të inektuarve me koronavirus, shfaqin temperaturë.

Studime të tjera kanë konstatuar se 44 për qind e të shtruarve në spitale nuk kishin pasur temperaturë më parë, por 89 për qind e tyre patën pas shtrimit. Po kështu ka pasur raste me simptoma të tjera si dhimbje e heqje barku, apo të vjella. Simptoma këto të shfaqura kryesisht përpara ndërlikimeve të frymëmarrjes. Këto simptoma nuk kanë qenë normale, pasi Covid-19 është sëmundje respiratore, që do të thotë se në shumicën dërrmuese të pacientëve infektimi nis dhe mbaron në mushkëri.

Si vepron koronavirusi në mushkëri? Virusi infekton qelizat e indeve të mushkërisë duke i përdorur ato për t’u shumëfishuar në mënyrë ciklike. Kështu u dëmton strukturën deri sa të mos ketë më inde funksionale. Kur qelizave u prishet struktura biologjike, vdesin, shkëputen e përzihen me mukozën dhe thërrmijat e huaja qe mushkëritë zakonisht nxjerrin jashtë përmes kollitjes. Me kalimin e kohës, virusi ul ndjeshëm aftësinë e trupit për t’i nxjerrë papastërtitë, përmes spërklave apo sekrecioneve. Kjo gjendje shoqërohet me inflamacion dhe dëmtime të tjera të qelizave. Inflamacioni i mushkërive është arsyeja se përse rreth 67 për qind e pacientëve kanë koll të thatë, 19 për qind vështirësi në frymëmarrje dhe rreth 34 për qind gëlbazë të shtuar.

Mesatarisht të sëmurët që shërohen dalin nga spitali pas dy javë e gjysmë, por në rastet më kritike riaftësimi mund të kërkojë muaj. Burimi: Sky News/ Përshtati Gazeta “Si”