Gjithsekush ka dëgjuar dhe vizituar qytetin antik të Bylisit i cili është një nga atraksionet më të rëndësishëm turistik të vendit. Por, shumë pak kanë dëgjuar për qytetin antik fqinj, të quajtur “Nikaja”, i cili ndonëse u themelua rreth një shekull para Bylisit në Mallakastrën e sipërme, është lënë në mëshirë të fatit dhe të banorëve të p apërgjegjshëm të cilët përdorin gurët e qytetit antik për ndërtimin e shtëpive, transmeton lexo.com.al.

Në fakt, Nikaja, sipas historianëve, është ndërtuar në shekullin e pestë para Krishtit por për shkak të madhësisë së pamjaftueshme u krijua Bylisi fqinj, dy herë më i madh në masë. Ajo që të t rishton më shumë në këtë histori, është fakti se në Nikaja nuk janë bërë gërmime prej 50 vitesh si dha ka m ungesë investimesh qoftë në mirëmbajtje por edhe në infrastrukturë, për ta bërë këtë sit arkeologjik lehtësisht të vizitueshëm, i cili fare mirë mund të kombinohet me një vizitë në Bylis./Lexo.com.al/e.c.