Kryeministri Edi Rama, u ndal dhe tek investimet e huaja. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat, ai tha se priten të ndodhin shumë investime nga kompani vendase e të huaja. Kryeministri theksoi se investimet do të ndodhin në porte, aeroporte dhe rrugë.

“Unë besoj që e ardhmja do të jetë shumë e mirë. Për shembull, në turizëm ne kemi një ndryshim shumë të madh e qasjes dhe kemi pasur shumë investime në këtë 4-vjeçar. Numri i hoteleve të ndërtuara që janë kryesisht investime të sipërmarrjes shqiptare dhe aty është hapur rruga për t’u parë me shumë ambicie investimet e huaja. Investimi i portit të Durrësit është më i madh i huaj i investuar në Shqipëri. Faza e parë nis shumë shpejt, falë dhe marrëveshjes qeveri-qeveri që kemi bërë me Arabinë Saudite. Po ashtu në Vlorë, me portin. Po ashtu edhe investimi në portin e Sarandës. Investimi në aeroportin e Nënë Tereza nis shumë shpejt. Një investim i domosdoshëm dhe i vonuar në kohë që ka me terminalin e ri, investimin e pistës dhe kryesorja është që asnjë sipërmarrje tjetër, do të ajo shqiptare do të kemi ulje të çmimeve. Më në fund aeroporti i Tiranës nuk do të jetë më i shtrenjti, por do të jetë me çmime normale. Investim ka edhe në sektorin e gazit e naftës nga kompani amerikane dhe italiane. Investimi tjetër i madh që shpresoj ta finalizojmë së shpejti është në korridorin blu, për të ndërtuar të gjithë standardet e Evropiane deri në Fier. Fillon së shpejti tuneli i Llogorasë. Në infrastrukturë, energji, në të gjithë pjesën e rëndësishme që ka të bëj me turizmin ne kemi arsye të forta që e ardhmja do të jetë e mirë. Duhet të dalim sa më shpejt nga pandemia, sepse kjo ka ndikimin e vet pa diskutim”, tha Rama.