Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj foli me kritika në ABC në lidhje me vendimin e bashkëshortes së kreut demokrat për të mos votuar në zgjedhjet e 25 prillit pasi ka pasaportë holandeze.

Mustafaj tha se kjo është çështje etike. “Nga pikëpamja etike nuk është e mirë që bashkëshortja e kryeministrit të ardhshëm nuk voton dot pasi nuk ka nënshtetësi shqiptare. Është vetëm një çështje etike pasi do kishte një dëshirë të madhe të votonte”, shkruan Mustafaj. Që prej vitit 2004, Aurela Basha ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe ka marrë atë hollandeze, duke mos votuar në asnjë palë zgjedhje për bashkëshortin e saj Lulzim Basha.