Edhe java e ardhshme do të nisë e kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta, thuajse në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve, ky mot do të vijojë i tillë deri ditën e enjte. Më pas, në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut që do të stimulojnë edhe ulje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të së premtes, në lartësinë mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sekondë, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sekondë.