Zbulimi i lidhjes së fshehtë të Teas dhe Beartit, ndërsa ajo doli e përputhur nga emisioni me Andin ka sjellë komente të shumta në rrejt prej ditësh. Për këtë ka reaguar edhe konkurrentja Sindi Loci, duke hedhur poshtë aku zat se Për’Puthen ka skenar. Konkurrentja në një postim në Instastory sqaron se nuk ka parë kurrë asnjë skenar dhe thumbon Tean me Andin duke i bërë thirrje publikut të mos bien pre e gënjeshtrave të tyre.

“Dua të dini diçka, unë kurrë nuk jam ‘komanduar’ nga askush për asgjë që kam bërë. Jam aq e zonja për veten time sa të mos lejoj këtë gjë, ashtu si çdokush nuk do e lejonte të ishte lodra e dikujt në ditët e sotme. Për aq kohë sa unë jam në emision, nuk kam parë asnjë skenar dhe shpeshherë edhe jam habitur nga rrjedha e ngjarjeve. Askush nuk më ka detyruar të them apo të bëj diçka që unë nuk kam dashur.

Përkundrazi, kanë qenë afër meje në çdo moment kur unë kisha nevojë sepse po merrja su lme nga publiku që atëherë nuk i përballoja dot. Kështu që ju lutem që kurrë më, të mos bëheni preja e lehtë e disa personave vetëm për famë, sepse ashtu si ju gënjyen, ashtu do t’ju gënjejnë. Kaq kam për të thënë”, shkruan Sindi. Edhe një tjetër fans i shkruan se ajo po bën show, por Sindi i përgjigjet: “Fakti që ‘idhujt’ që kishit ju nga ai emision ju zhgënjyen nuk do të thotë që të gjithë jemi të tillë. Është një shprehje e urtë: U dogj i thati, mos të digjet dhe i njomi bashkë me të”, thotë Sindi.