Mjeku Tritan Kalo, i cili bëri sot dozën e dytë të vaksinës anti-covid, tha për mikrofonin e Report Tv se ai nuk ka pasur asnjë shqetësim anësor në lidhje me dozën e parë dhe shpreson që dhe e dyta të vijojnë në të njëjtën mënyrë. Në lidhje me infektimin pas marrjes së vaksinës, si në rastin e Piperos, Kalo tha se bluzat e bardha kanë vijuar të një vigjilentë dhe mbrohen nga virusi.

“Vaksina shkoi për bukuri edhe në dozën e parë nuk kam pasur asnjë shqetësim po ashtu dhe kolegët e mirë. Shpresoj dhe e dyta të shkojë kështu. Të vaksinuarit nuk kanë ulur vigjilencën për tu mbrojtur, janë rregulla që i ndjekim në përditshmëri”, tha Kalo. Mjeku bëri thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë masat dhe të mos nënvlerësojnë virusin pasi ende është prezent. “Qytetarët të kujdesen për vetën e tyre dhe të mos nënvlerësojnë virusin pasi nuk ka kaluar”, tha Kalo.