Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se ditën e sotme janë realizuar 424 vaksinime, me hapjen e qendrës së dytë të vaksinimit dhe fillimit të vaksinimit të kombinuar, te stafeve mjekësore dhe të moshuarve të qendrave rezidenciale. Sot janë vaksinuar 46 të moshuar dhe personeli që i shërben në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.

Me hapjen e qendrës së vaksinimit në Shkodër sot janë vaksinuar edhe 126 mjekë dhe infermierë, ndërsa në Tiranë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor të spitaleve të Durrësi, Krujës, etj. Vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 424 vaksinime. Që prej nisjes së procesit të vaksinimit janë vaksinuar me dozën e parë 1090 personel shëndetësor dhe 611 mjekë dhe infermierë kanë marrë dy dozat e vaksinës. Deri tani janë kryer me dozën e dytë dhe në total janë kryer 1701 vaksina.

Statusi i Ministres Manastirliu:

Mundimet dhe vuajtjet e një jete aspak të lehtë, nuk ia kanë zbehur buzëqeshjen dhe mirësinë nënë Rozës, 74-vjeçares që jeton në Shtëpinë e të Moshuarve #Shkodër, e cila është sot më e mbrojtur nga COVID19, pas vaksinimit me dozën e parë, ashtu si 46 të moshuarit dhe personeli që çdo ditë kujdeset për ta në këtë shtëpi të madhe?

??‍⚕️ ?‍⚕️ Me nisjen e vaksinimit për stafet mjekësore, edhe në qendrën e dytë të vaksinimit të hapur në Shkodër, janë kryer vetëm gjatë ditës së sotme 4️⃣2️⃣4️⃣ vaksina antiCOVID ??

#ShqipëriaBuzëqesh?