Numri i rasteve me variantin e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar po dyfishohet çdo javë në Gjermani, sipas ministrit të shëndetësisë, Jens Spahn, në një konferencë shtypi të mërkurën.

Instituti Robert Koch analizoi një mostër të një testi pozitiv PCR dhe doli në përfundimin se mutacionet Covid-19 po përhapen me shpejtësi në Gjermani. Deri më sot, 3.5% e popullsisë ka marrë dozën e parë dhe pothuajse 2% e popullsisë i kanë marrë të dyja dozat. Qeveria ka marrë 6.8 milion doza dhe deri në fund të javës tjetër do të dorëzohen 10 milion doza të tjera tha Spahn.