Mevlani dhe Juli, dy prej konkurrentëve të Për’puthen kanë bërë bashkëpunimin e parë muzikor, i cili duket të jetë si “diss” ndaj vajzave. Kënga e tyre është publikuar në Youtube dhe titulli i referohet deklaratës së Mevlanit në Për’puthen se “vajzat janë materialiste dhe duan X5.” Kjo shkaktoi shumë debate dhe duket se e ka frymëzuar për të krijuar këtë këngë.

“Mami jot se di që ti s’je në shtëpi Në orën 12-të ti zbret nga ballkoni Po ta merrte vesh do i binte tensioni Se vajza e saj çdo natë bredh me një flokëgjatë Babi jot se di se ti tashmë je rritur Ato që bënte mami, ti ja ke kaluar I ke ikur nga duart prandaj po bredh me mua Po ta merrje vesh o i zi, do më shtypje me taksi”, thuhet në një pjesë të tekstit të Julit.

Ndërsa refrenin e këndon Mevlani: “Vajza po don me dale Naze jo nuk paske Jo mos e pyet ti babin X5-sa poshtë pallatit” Siç duket teksti i referohet vajzave që pëlqejnë një jetë luksoze dhe për këtë nuk marrin parasysh asgjë tjetër. Nuk dihet nëse kjo këngë i dedikohet konkretisht ndonjë vajze.