Presidenti Ilir Meta në një konferencë për gazetarët ka kujtuar manifestimin e 2 Marsit, ndërsa theksoi se mimozat kanë çelur, pavarësisht pandemisë.Teksa u pyet në lidhje me deklaratën e Ramës se Meta punon për aksionin opozitar, kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kundër kësaj partie nëse ajo promovon oligarkët. “Unë e thirra vjet mbledhjen e Sigurisë kombëtare. Bëmë disa mbledhje, përfshi dhe zotin Basha si kryetar të PD dhe përfaqësues të opozitës së bashkuar, i cili ka pasur qëndrime koherente dhe konstruktive për çështjen e pandemisë.

Po ju e dini shumë mirë se kush e hodhi në erë konsensusin për përballimin e pandemisë. E hodhi tritoli i vëne nga disa forca tek Teatri Kombëtar. Është babëzia. E di që shumë media do të merren që të shmangin disa fakte me ato shashka, por popullit nuk i hiqet qartësia drejt referendumit. Mimozat kanë çelur, meqë më kujtuat 2 Marsin.

Unë aksion opozitar nga presidenca?! A mund t’i bëjë shërbim kryeministrit meqë s’ma ka kërkuar? Unë shërbim LSI, kryetares Monika, që e kam gjetur në PS?! Do ti bëjë një shërbim do t’i them; presidenti del që të ndërgjegjësojë qytetarët që të votojnë pa frikë. Që të kuptojnë se ata që ankohen dhe s’votojnë, mos të ankohen fare. T’i thuash ti shqiptarëve, se s’dua ta them se ça ka thënë ai, jo mo zotëri jo, nuk janë dele shqiptarët. Nëse ke drejtuar mirë, populli nuk dëgjon presidentin. Por që të bëhemi Kore e Veriut dhe të brohorasim; bravo Shqipëria socialiste!Tani ka përfunduar kjo histori. S’mund të dalë as Serbia as kush tjetër, në integrimin e BE, se Shqipëria ka qenë para tyre. Këto negociata që nuk çelen kurrë këtu, i kanë çelur. Ka përfunduar kjo histori.”, -tha Meta.