Ish kryeministri, Sali Berisha, Kreu i PD, Lulzim Basha, ne konferencen 'Sfida dhe Vizione ne Shendetesi', e organizuar nga PD ne bashkepunim me Fondacionin Konrad Adenauer. PD premtoi rritje te pagave te mjekeve sapo te vije ne pushtet./r/n/r/nFormer Prime Minister, Sali Berisha, DP Leader, Lulzim Basha, at the 'Challenges and Visions Conference' organized by the DP in collaboration with the Konrad Adenauer Foundation. The DP promised a raise in doctors' salaries once it comes to power.

Nga Adriatik Doçi/

Berisha, Meta, Basha dhe Monika nuk kanë më asnjë dyshim për disfatën në horizont të 25 prillit. Megjithatë, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një sondazh të tipit Fari Balliu dhe TV Zeni, sipas të cilit 65 % të të pyeturve donin Bashën si kryeministër pas 25 prillit 2021.

Ky marifet vjen pasi të gjitha sondazhet e kryera nga kompani dhe organizata serioze, të cilat kanë parashikuar saktë edhe rezultatet e zgjedhjeve në të kaluarën, konfirmojnë një humbje të thellë të PD-LSI në 25 prill. Sondazhi nuk është sajuar thjeshtë për të mbajtur me gajret mbështetësit.

Sondazhi, pikësëpari, është një alibi për humbjen. Pas 25 prillit do të thonë se ‘edhe sondazhet konfirmuan fitoren tonë të thellë, por zgjedhjet u vodhën’. Alibia e humbjes pasjell zhveshjen Lulzim Bashën nga përgjegjësia dhe konfirmon qëndrimin e tij në krye të partisë, deri kur kësaj të fundit t’i mbetet vetëm emri.

Ndoshta këtë gjë kërkon edhe Edi Rama.