Ish-opinionisti i emisionit “Për’puthen” ka hedhur herë pas here pas largimit të tij thumba për konkurrentët dhe ngjarjet e bujshme që kanë ndodhur këto ditë. Meridiani ka shprehur mendimin e tij që gjithçka ka qenë një lojë për përfitime personale, teksa tregon edhe shifrat me të cilat paguhen konkurrentët e emisionit. “Sipas tyre, kontrata që kishin firmosur ishte e frikshme dhe i bënë që të dilnin çifit. Por në fakt në kontratë nuk ka asnjë gjë që kanë thënë ata të dy. Kam marrë ofendime të shumta në “Instagram” pasi e quajta Tean si hithër, si e urtë, por që në të vërtetë dolën pritshmëritë e mia. Çdo gjë është e kurdisur nga Tea dhe Andi për të marrë vëmendje. Video e Teas është e hedhur në “Youtube”, për të marrë klikime. E kishte nisur pa kërkuar falje. Tani është shikueshmëria më e madhe, njerëzit janë shumë kurioz të dinë si është e vërteta”, tha Meridian Ramçaj.

Opinionisti zbulon se ata marrin shuma marramendëse nga reklamat që bizneset u ofrojnë. “Marrin 300-400 euro për një story, 600 euro për një postim, varet nga postimi. Gjithashtu marrin 10 mijë euro për një giveaway”, tha Ramçaj. Ai veçoi Tean, duke treguar se ajo fiton 15 mijë euro dhe u shpreh se ish-konkurrentja e bën gjithçka për vëmendje dhe para.