Kryeministri Edi Rama ka inpektuar ditën e sotme nga afër punimet për spitalin e ri që do të ndërtohet në Laç, ku ndërtesa e vjetër u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa shoqëronte kreun e qeverisë tha se ky spital do të ketë 40 shtretër dhe do të ofrojë edhe shërbimet e emergjencës. ‘Spitali bashkiak i Laçit, do të ketë 40 shtretër, do të ofrojë shërbimet e emergjencës, do të ketë modelet e një spitali 24 orësh, do të ketë edhe poliklinikën konsultat e përfshirë brenda godinës. Do të mundësoj shërbim më cilësor për qytetarët.’- tha Manastirliu.

Ndërkohë që inspektoi nga afër punimet, Rama tha se spitalit të ri që do të hapë dyert brenda 4 muajsh. Mes të tjerash ai iu ka dhënë dhe një këshillë zbatuesve të projektit, që të reabilitojnë dhe fasadat që ndodhen para spitalit. Rama: Duhet të punoni 24 orë me 3 turne ta mbarojmë para aftit. është e mundur sepse është një volum i vogël dhe me këtë tekonologji besoj se kryhet me sukses. Ajo fasada përballë spitalit të rregullohet. Të lidhet me godinën

Zbatuesit e projektit: Patjetër! Rama përshëndet punonjësit te firmës turke të ndërtimit: Merhaba! Rama: Po lagja tjetër atje lartë? Kryebashkiakja: Janë bërë gati dy pallate. Po ndërtohet me 3 turne. Në krahun tjetër po punohet për fasadat e qytetit.