Partia Republikane ka nënshkruar sot marrëveshje me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Pas takimit në selinë blu, në ditën e fundit të afatit për koalicionet parazgjedhore, kreu i PR, Fatmir Mediu, tha se kanë firmosur marrëveshjen me Bashën për të shkuar bashkë në zgjedhjet parlamentare.

“Është konsideruar cdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë cdo parti dhe cdo kandidat. Do ta shikoni marrëveshjen, e cila përcakton raportet e part5ive politike. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ kandidatet e partive politike”, tha Mediu.