Të luash kundër Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos,, nuk është aspak e lehtë, një sfidë në vete pasi përballesh me fituesit e 11 Topave të Artë. Por, kundër kujt vuajnë më shumë futbollistët, apo e kanë më të vështirë të luajnë? Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet.

Lidhur me këtë së fundmi ka folur edhe ishi i Gjermanisë, Arne Friedrich. “Unë kam pasur mundësinë të luajë kundër të dyve, Messit dhe Ronaldos. Nëse do të duhesha të përkushtohesha në një, do të ishte Messi. Ai është më ndryshe, Ronaldo është më shumë i madhësisë sime. Të dy janë të njëjtit nivel, por kundër Messit është më vështirë të mbrohesh sepse ka stil tjetër të lojës”, u shpreh Friedrich.