Hëna e Re sjell gjithmonë një energji që na ndihmon të vendosim, të zgjedhim, të stabilizojmë dhe të reagojmë nëse ka ardhur momenti për t’u hedhur në veprim. Por jo gjithmonë gjërat duhet të jenë të nxituara, impulsive. Hëna e Re do të jetë në mëyrë perfekte e shkrirë me një diell të sapoperënduar në shenjë ne Ujorit. Por e dukshme apo e padukshme tek ne, forca e saj do të ndihet do të vijë për të na thënë e treguar diçka.

Ndërsa dielli dhe hëna ecin bashkë, Mërkuri, planeti i inteligjencës dhe i prakticitetit nuk do të funksionojë duke sjellë një moment ku do të jetë shumë e mirë intuita, aftësia për të kuptuar dhe analizuar, por jo reagimi, vendosja në provë. Çdo aksion apo reaksion do të jetë më me fat pas datës 21 shkurt, kështu që pritja do të ishte një ide e shkëlqyer. Një këshillë që vlen sidomos për Binjakët, Peshoren, Dashin, Ujroin dhe Shigjetarin. Por edhe nëse i përkisni Virgjëreshës ose Peshqve, nuk duhet ta keni aspak me nxitim për të vepruar, kurse po të jeni Luan, Akrep ose Dem do të bënit mirë të injoronit provokimet. Së fundi, nëse keni lindur në stinën e Gaforres ose Bricjapit do të implementoni çdo gjë në nivel praktik, konkret, material.