Numri i infektimeve me Covid mbetet shqetësues, dhe frikësojnë variantet e reja të koronavirusit, në këtë mënyrë dy nga vendet më të mëdha në Europë, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende të mbyllura deri në fillim të muajit mars të paktën. E njëjta gjë ndodh dhe në një pjesë të Republikës ceke.

Mbyllje e fortë, është cilësuar por gjithsesi më e lehtë se ajo totalja e aplikuar pranverën e kaluar është ajo që po ndodh aktualisht në Itali. Vendi është ndarë në zona të kuqe dhe portokalli në bazë të shifrave të infektimeve.

Ndërkohë në Gjermani janë masa të reja ato që janë aplikuar: kontrolle në kufi me republikën Ceke dhe Austrinë.Një masë që në Berlin nuk e përjashtojnë që ta përdorin dhe me rajonin francez të Moselës. Lëvizja e fundit shkaktoi një përplasje të fortë me Komisionin Europian i cili nuk do të rikthehet në mbylljen e kufijve si një vit më parë. Ndërkohë vetë komisioni i Bashkimit Europian është në qendër të kritikave prej disa javësh për shkak të menaxhimit të fushatës së vaksinimit. Ministri i jashtëm gjerman u shpreh se në Bruksel janë bërë shumë gabime dhe tashmë është koha për t’i dhënë fund këshillave nga ana e tyre.

Mbyllja e pjesshme e Gjermanisë do të jetë në fuqi të paktën deri në 7 mars për shkak të frikës së përhapjes së variantit britanik të virusit. Por nuk bëhet fjalë për një mbyllje të përgjithshme: nga një masë në tjetrën lejohen takimet private mes familjarëve plus një person të jashtëm. Në zonat me një tregues të lartë infektimi nuk mund të largohesh më shumë se 15 kilometra nga shtëpia, dyqanet dhe shërbimet që nuk konsiderohen thelbësore janë të mbyllura, njësoj dhe një pjesë e madhe e shkollave, të cilat kanë rinisur hapen graduale që në 22 shkurt.

Në Mbretërinë e bashkuar, një rënie e infektimeve dhe ritmi i shpejtë i vaksinimit, është tejkaluar tashmë kuota e 15 milion, bënë që disa anëtarë të partisë konservatore t;i kërkojnë qeverisë që vendi të mos jetë më i mbyllur që nga fillimi i muajit mars. Pjesa më e madhe e vendit është mbyllur që në fillim të muajit janar.

Urdhri është për të qëndruar në shtëpi por ka dhe përjashtime, për të blerë gjërat e domosdoshme – nëna me fëmijët – një grup fiks personash mund të frekuentohen, të marrin pjesë në ceremoni ose të shkojnë në palestër. Shkollat janë të hapura për fëmijët e shtresave në nevojë, dhe për ata prindërit etë cilëve duhet domosdoshmërish të punojnë. Por ministri britanik i shëndetësisë konfirmoi se janë të hapura dhe parqet e lojërave për fëmijët dhe familjet.

Në republikën ceke, një nga vendet më të prekura në Europë, janë tre kantonet në mbyllje të plotë, dy prej të cilëve në kufi me Gjermaninë. Në Austri kushdo që largohet jashtë vendit duhet të ketë me vete një rezultat negativ të tamponit pas rasteve të sinjalizuara me variantin afrikano jugor të virusit.

Polonia shkon në rrymë të kundërt, me rihapjen e muzeve, hoteleve, kinemave, teatrove dhe pishinave. Ndërsa në fundjavë janë të shumtë ata që kanë pushtuar pistat e skiimit. Franca nuk mendon për një mbyllje të re, dhe pse ka nga ata që e kërkojnë. Por ministri francez i financave u shpreh se mbyllja është opsioni i fundit që do të merret në konsideratë.

Dhe Greqia fqinje ka marrë masa të ashpra por gjithnjë në zonat ku ka pasur rritje të rasteve, shkollat janë mbyllur njëjtë dhe për aktivitete e konsideruara jo të domosdoshme.