“Po vlerësohen disa kritere të situatës epidemiologjike, që janë përcaktuese për masat në vijim. E pyetur në lidhje me skenarët kur ndryshon vendimmarrja,
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh:
“Nuk është vetëm rritja e infektime qe çon në marrjen e masave por edhe situata e spitaleve dhe gjendja e të shtruarve në spital dhe në terapi intensive si edhe fatalitet ndikojnë në kriteret e ndërmarrjes së masave të reja”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se po vijojnë diskutimet me Komitetin Teknik te Ekspertëve dhe situata po ndiqet në dinamikë për masat që mund të ndërmerren.