Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se është ulur mosha mesatare e të prekurve me COVID-19.

“Javët e para të vitit, duke qenë se kemi një incidencë e shtuar, ka të bëjë me shumë me 25-24 vjeç, ka pasur një rritje. Mosha mesatare e rasteve është 48.7 vjeç, këto fakte na bëjnë që të rrisim vigjilencën ndaj masave që kemi dhe të mos i neglizhojmë, duke filluar që nga vendosja e maskës, ku është parë që është neglizhuar dhe që duhet shoqëruar me distancimin dhe higjienën dhe protokollet. Sa i përket vaksinimit, po vijojmë procesin të mjekëve ne vijën e parë, do të vijojmë me vaksinimin e dozave të dyta”, tha Manastirliu.