Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë ditën e sotme një vide në profimin e tij në Facebook. Nëpërmjet videos së tij Balla ka sjellë edhe një herë në vëmendje premtimet e pa realizuara dhe absurde të Lulzim Bashës. Balla ka ironizuar kryedemokratin duke shkruar se Lulzim Basha pëlqen të bëjë premtime sepse e di që nuk do i realizojë kurrë ato gjithashtu se është çmenduri të përsëritësh të njëjtin veprim e të presësh rezultate të ndryshme.

Postimi i plotë:  Lulzim Basha pëlqen të bëjë premtime sepse e di që nuk do i realizojë kurrë. Në katër vite drejtoi Bashkinë e Tiranës dhe nuk bëri asnjë punë! Ne duhet të ecim përpara! S’ka kthim pas, ta lemë Lulin të flejë gjumë. #PunëJoGjumë #SkaKohëPërPushim