Illir Meta gjatë një deklarate për mediat tregoi arsyet se pse ai lëviz natën duke dhënë edhe një justifikim për vizitat e tij misterioze. Ai tha se nuk do që sirenat që buçasin në rrugë mos të shqetësojnë qytetarët. ‘Në 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze. Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrudha; ‘bravo Shqipëri socialiste’. Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancë, dhe tjetra fuqia e tyre është fjala e tyre.

Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum! Që mos të ndodhin gjëra të tilla. 7 ditë për të ardhur një shkresë se kërkon presidenti sqarim! Këtu nuk është thjesht se u bë një kanal vaditës. Ama për të vajtur në Kamëz, le të vijnë me mua, dhe po e hapën ato rrugën për më shpejt se 30 minuta është e pamundur. Unë udhëtoj natën, sepse ditën buçasim sirenat dhe nuk dua të shqetësoj qytetarët. Mos harrojnë se ka edhe 26 prill, ndonjë që ka kartelë mjeksore do të kërkojë rrethana lehtësuese.’- tha Meta.