Ibrahim Rugova, udhëheqësi historik i shqiptarëve të Kosovës në b etejën e tyre për pavarësi nga Jugosllavia dhe drejt konsolidimit të shtetit të formuar pas l ufte, përveç dhuntisë së tij të padiskutueshme në politike, ishte edhe një intelektual. Madje, një fakt interesant nga periudha kur në Shqipëri mbizotëronte r egjimi k omunist, ishte se Rugova, ka kërkuar përmes një dokumenti zyrtar që të vizitojë Shqipërinë, transmeton lexo.com.al.

Për të realizuar këtë, atij iu desh që të plotësonte sikurse të gjithë vizitorët e tjerë, një dokument përmes së cilit çdo person duhej të shënonte të dhënat personale, arsyen aktuale të vizitës dhe nëse kishin qenë më parë në Shqipëri. Në një nga kërkesat që ai kishte paraqitur në vitin 1980, ai arsyetonte kërkesën e tij për të vizituar Shqipërinë, me qëllimin e hulumtimeve shkencore pasi edhe në profesionin e tij është specifikuar profili i punëtorit shkencor./Lexo.com.al/e.c.